E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali me inceneratorët/ Denoncimi: Është mashtruar me faturat e depozitimit
Lajme

Skandali me inceneratorët/ Denoncimi: Është mashtruar me faturat e depozitimit

Monika Kryemadhi ka denoncuar sot se kompaninë e inceneratorit të Tiranës se  kanë mashtruar me faturat e depozitimit.

Kryemadhi ka kryer një investigim që e ka filmuar hap pas hapi, për të vërtetuar se si po vidhet me inceneratorin e Tiranës, ndërkohë që pronarët janë në kërkim.

 Në inceneratorin e Tiranës nuk  bëhet ndarja në burim, riciklimi dhe djegia, por bëhet vetëm kapsulimi.

“Nga pamjet e filmuara me dron nga gjurmimi i qeses fosforeshente kuptohet qartë që në inceneratorin e Tiranës nuk kryhet asnjë proces qoftë nga ato që  zotohet kryeminstri në komision qoftë edhe nga deklarimet e përfaqësuesve të kompanisë. Sipas pamjeve me dron në inceneratorin e Tiranës kryhet vetëm procesi i peshimit dhe groposjes së mbetjeve. Pra, asnjë proces tjetër për të cilin kompania paguhet 29 euro për ton”, ka thënë Kryemadhi.

Kryemadhi ka rikonfimuar se Tirana nuk ka incenerator por thjesht një qendër grumbullimi mbetjesh të njëjtë me atë të Shkodrës.

Bashkia e Shkodrës për të njëjtin proces, sipas saj,  pra atë të groposjes paguan 1600 lekë të reja për ton.

 Ndërkohë Bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton, duke na e shitur si proces incenerimi kur ndërkohë kryhet vetëm groposje, pa difenrencim

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.