E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali me pronat në Spille/ Seid Cikallesh, vjehrri i kreut të PS-së në Kavajë,  pranon akuzat, gati të japë detaje si…
Lajme

Skandali me pronat në Spille/ Seid Cikallesh, vjehrri i kreut të PS-së në Kavajë, pranon akuzat, gati të japë detaje si…

U vetedorezua pak dite me pare ne Polici, pasi ishte shpallur ne kerkim nga Policia sepse gjykata kishte caktuar masen e arrestit me burg me kerkese te Prokurorise. Ai akuzohet se eshte pjese e nje skeme me zyrtre dhe ish zyrtare te cilet tjetersonin pronat shteterore ne Kavaje.

Ish-kreu i Hipotekës së Kavajës Seid Cikalleshi ka pranuar akuzat dhe është gati që të bashkëpunojë me drejtësinë në lidhje me skandalin e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Spillesë.
Ai është vënë në dispozicion të prokurorisë për të shpjeguar mënyrën se si ka funksionuar transaksioni i pronave ranishte në zonën e plazhit.

Burime thonë se ish-kreu u Hipotekës së Kavajës do të zbardhë skemën përpara hetuesve, se si u zhvillua tjetërsimi i hektarëve në Spille, sa kanë qenë përfitimet dhe cilët ishin aktorët kryesorë.

Ndërkohë pritet që Seid Cikallesh, vjehrri i kreut të PS-së në Kavajë, Gentian Dajës, të kërkojë gjykim të shkurtuar.

Nën akuzë për këtë ngjarje janë vënë edhe 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë.

Cikalleshi, së bashku me ish-nënprefektin e Tiranës, Fatos Kajën, janë ndër 11 personat e lënë në burg për tjetërsimin e 36 hektarëve të tokave në bregdetin e Spillesë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.