E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali me tenderat, zbardhet lëvizja e fundit e Mirlinda Karçanajt
Lajme

Skandali me tenderat, zbardhet lëvizja e fundit e Mirlinda Karçanajt

Pas skandalit që ka përfshirë AKSHI-n, ku drejtoresha Mirlinda Karçanaj ndodhet në ‘arrest shtëpie’ për shkak të hetimeve të kryera nga SPAK, janë marrë masa të menjëhershme për menaxhimin e institucionit.

Sipas vendimit të fundit, Karçanaj ka deleguar kompetencat, ndërsa drejtimi i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit do të realizohet nga Romina Kostani. Kujtojmë se Karçanaj akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, një çështje që ka përfshirë hetimet intensive të SPAK-ut.

Vendimi

Në mbështetje të legjislacionit në fuqi, duke përfshirë Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, Ligjin nr.90/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore”, Ligjin nr.43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike” të ndryshuar, Ligjin nr.162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik” të ndryshuar, Vendimin nr.285, datë 19.05.2021 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” të ndryshuar, si dhe Rregulloren e Brendshme Nr.2740 Prot., datë 20.6.2025 “Mbi detyrat dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”, është vendosur si vijon:

  1. Ngarkohet Drejtori i Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde të Huaja, Drejtori i Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov dhe Drejtori i Infrastrukturës e-Gov për zbatimin e këtij urdhri.

  2. Ngarkohet Sektori i Arkivë Protokollit për njoftimin e këtij urdhri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë, duke siguruar vijimësinë e funksionimit të AKSHI-t dhe koordinimin e aktivitetit të saj në këtë periudhë kritike.

Në këtë mënyrë, institucioni synon të ruajë stabilitetin operativ dhe të përmbushë detyrimet ligjore dhe administrative, ndërkohë që hetimet ndaj Karçanajt vazhdojnë.

foto galeri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.