Skandali “ONE Albania”: Favorizime fiskale dhe lidhje me mafien hungarezo-ruse
Pronari Hungarez i ONE Albania Gellért Zoltán Jászai
Një hetim i bazuar në dokumente të Qendrës Kombëtare të Biznesit ka zbuluar një skandal të madh financiar dhe lidhje të errëta mes kompanisë “ONE Albania” dhe pushtetit në Shqipëri. Qeveria shqiptare, përmes Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Tatimeve, i ka pranuar kësaj kompanie një bilanc vjetor për vitin 2023 me 125 milionë euro humbje, ndërkohë që realisht kompania vijon të ofrojë shërbime për shumicën e institucioneve shtetërore dhe të sigurisë kombëtare, si Policia, SHISH dhe Banka e Shtetit.
Pronari i “ONE Albania”, Gellért Zoltán Jászai, është i njohur si një figurë me lidhje të ngushta me oligarkinë hungareze dhe mafien ruse të drejtuar nga Vladimir Putin. Këto lidhje janë të dokumentuara nga agjencitë partnere ndërkombëtare, përfshirë SHBA dhe BE. Megjithatë, qeveria shqiptare i ka ofruar kompanisë së tij përjashtime fiskale të jashtëzakonshme. Sipas burimeve të brendshme, për tre vite, kompania do të përjashtohet nga detyrimet fiskale, përfshirë tatimet dhe TVSH, duke i dhënë kështu një përfitim të paligjshëm mbi qytetarët dhe shtetin shqiptar.
Kompania, që e ka përvetësuar edhe “Alb Telekom”, ka manipuluar bilancet financiare, duke shkrirë të dhënat e saj me “ONE Albania” dhe raportuar humbje të rreme. Për vitin 2022, pavarësisht se gjeneroi fitim të konsiderueshëm, bilanci i saj u pranua me 11 milionë euro humbje, një shembull flagrant i favorizimeve të qeverisë shqiptare ndaj kësaj kompanie të huaj me lidhje të dyshimta.
Kjo situatë e ngre pyetjen: Pse qeveria shqiptare vazhdon të favorizojë një kompani me prapavijë të errët mafioze dhe çfarë interesi kanë krerët e pushtetit në këtë bashkëpunim të dyshimtë?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



