E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali qe paralajmëroi kreu i PD sot për mediat?
Politikë

Skandali qe paralajmëroi kreu i PD sot për mediat?

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme, në një deklaratë për mediat ka deklaruar se ata punonjës policie që arrestuan Dritan Zaganin, duhet të hetohen.

Basha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se në ditët në vijim, do të nxjerrë informacione të reja që implikojnë kreun e qeverisë, por edhe politikanë të tjerë.

Ai tregoi se me gjithë presionin e madh që Rama dhe Tahiri kanë ushtruar me punonjësit e policisë, ata që kanë arrestuar Dritan Zaganin, duhet të shkojnë në prokurori dhe këtë duhet t’a bëjë Edi Rama.

Sipas tij, Rama nuk është më kryeministër, pasi ai merret me krimin dhe është avokat i Habilajve. Basha tha se Rama në çdo vend bën avokatin e Tahirit, pasi kjo është mënyra për të mbrojtur veten e tij.

“Rama e Tahiri, sot janë në panik e dëshpërim se po ndeshen me të vërtetën dhe kanë humbur çdo kontroll të së vërtetës. Në ditët e ardhshme do të ketë të reja të tjera që zbulojnë përfshirjen e qeveritarëve në mbështetje të krimit e drogës. Edhe bota e ka kuptuar dhe nuk mund të lejojmë një shtet të kontrolluar nga krimi në mes të Europës”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.