Skandali / U lirua nga burgu pak kohë më parë, autori i tre VRASJEVE
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur disa ditë më parë në Tiranë.
Tri vajza, që punonin në një market të kryeqytetit kanë qenë duke ikur në shtëpinë e tyre kur një makinë me tre djem brenda i ka ndaluar dhe i ka ftuar që vajzat t’u bashkoheshin shoqërisë së tyre.
Vajzat kanë refuzuar por të fyer nga ky refuzim, tre djemtë kanë zbritur nga makina dhe i kanë rrahur keq duke u shkaktuar dëmtime të rënda.
Mernjëherë kanë nisur hetimet dhe është zbuluar se makina me të cilën lëviznin tre të rinjtë ishte dhenë me qera.
Qeradhënësi u tha oficerëve të policisë se makinën ia kishte dhënë Elidon Kotorrit, i cili është shpallur në kërkim.
POR KUSH ËSHTË ELIDON KOTORRI?
Elidon Kotorri, është autori i vrasjes së trefishtë në vitin 2000 në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë, është liruar liruar më datë 8.08. 2019 nga burgu i sigurisë së lartë të Peqinit.
Ai fitoi lirinë pasi kreu 20 vite burg, por përfitoi nga aminstia dhe sjellja e mirë gjatë kohës së qëndrimit në burgun e Peqinit.
Kotorri u dënua më burgim të përjetshëm për vrasjen e Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit dhe për plagosjen Grigor Stefanit. Masakra u konsiderua si hakmarrje ndaj Hasanit, i cili mendohet se në vitin 1998 vrau mikun e Kotorrit Elton Zajmin.
Avokatët e Kotorrit dërguan në Gjykatën e Strasburgut vendimin e Gjykatës tonë të Apelit për dënim të të përjetshëm në vitin 2007.
Hetimet zbuluan se gjykimi nga pala shqiptare kishte problematika dhe shkelje ligjore. Përfundimisht, Strasburgu e reduktoi dënimin e tij në 25 vjet.
Duke përfituar nga amnstia e drejtësisë shqiptare dhe sjellja e mirë në burg, Kotorri kreu 20 vite burg dhe sot është i lirë.
Ndërkaq më datë 02. 03. 2020 OFL i dërgoi formularin për vetëdeklarimin e pasurise.
Elidon Kotorri është një personazh i njohur për policinë. Ai ka lënë qelinë e burgut të Peqinit pasi ka përfunduar dënimin me 25 vite heqje lirie për vrasjen e trefishtë të Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit, ndërsa u plagos Grigor Stefani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



