E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandaloze/Policia nuk merr përsipër ndeshjen me Anglinë, Shqipëria rrezikon humbjen në tavolinë
Publik News

Skandaloze/Policia nuk merr përsipër ndeshjen me Anglinë, Shqipëria rrezikon humbjen në tavolinë

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) njofton se Policia e Tiranës nuk garanton sigurinë e ndeshjes Shqipëri-Angli, që do të luhet më datë 28 mars në orën 18.00, në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

Federata ka kërkuar lirimin e hapësirave në perimetrin e Stadiumit Kombëtar “Air Albania”, ndërkohë që Policia e Tiranës është përgjigjur duke thënë se nuk garanton sigurinë e kësaj ndeshjeje. Nëse Policia nuk merr përsipër sigurinë e ndeshjes, atëherë Kombëtarja shqiptare mund të humbasë në tavolinë përballjen me Anglinë.

“Anullimi i ndeshjes Shqipëri-Angli e parashikuar për t’u luajtur në “Air Albania Stadium”, do të kishte pasoja katastrofike për imazhin e vendit tonë, ekipin Kombëtar dhe në përgjithësi për futbollin shqiptar”, thotë FSHF.

Ndërkohë, në shkresën e saj për kthim-përgjigje, Policia e Tiranës thotë se nuk mund të garantojë sigurinë e ndeshjes sepse:

“Nga verifikimet e kryera, është konstatuar se subjektet dhe bizneset pranë objektit të Stadiumit “Air Albania”, Tiranë, të cilat ushtrojnë aktivitet në fusha të ndryshme, kanë vendosur struktura permanente hekuri, betoni, xhami dhe tenda të fiksuara, duke zënë pothuajse të gjitha hyrjet kryesore të tribunave, si dhe gjithë perimetrin e jashtëm të stadiumit, duke cënuar standartet e sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbolli.

Gjithashtu, mos mbyllja e aktiviteteve të lokaleve dhe bizneseve gjatë zhvillimit të ndeshjes, sjell problematika të ndryshme duke cënuar sigurimin e rendit si para, gjatë dhe pas zhvillimit të aktivitetit.

Sa më sipër, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nuk garantojnë marrjen e masave para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri-Angli, na datë 28 mars 2021, ora 18.00.”

Njoftimi i plotë i Federatës Shqiptare të Futbollit:

Sot në Federatën Shqiptare të Futbollit ka mbërritur një shkresë, me numër protokolli 2877, e datës 23.03.2021, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me firmën e Drejtuesit të Parë, Rebani Jaupi, e cila thekson se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë nuk garantojnë marrjen e masave para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Angli, në datë 28 Mars 2021, ora 18:00.

Gjendur përballë situatës ku autoritetet shtetërore nuk kanë reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit, të datës 17.03.2021, me numër protokolli 538, drejtuar Znj. Dallëndyshe Bici, Drejtuese e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Z. Mariglen Qato, Drejtues i Inspektoriatit Urbanistik Vendor Bashkisë Tiranë, për lirimin e hapësirave në perimetrin e Stadiumit Kombëtar “Air Albania”, kërkojmë reagim urgjent të këtyre strukturave.

Anullimi i ndeshjes Shqipëri-Angli e parashikuar për t’u luajtur në “Air Albania Stadium”, do të kishte pasoja katastrofike për imazhin e vendit tonë, ekipin Kombëtar dhe në përgjithësi për futbollin shqiptar.

Shkresa kthim-përgjigje e Policisë së Tiranës për FSHF:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.