‘Skuthi, hoqi gërmat nga godina e Teatrit Kombëtar
Ditë më parë, lajmi për heqjen e shkronjave nga fasda e Teatrit Kombëtar bëri bujë në media dhe në opinionin publik.
Politikanë dhe artistë drejtuan gishtin e akuzës nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si personin që kishte urdhëruar këtë akt.Siç duket edhe në foton që sjellim më poshtë, kanë qenë pikërisht mjetet e bashkisë së Tiranës ato që kanë hequr shkronjat e Teatrit Kombëtar.
Kujtojmë se pak ditë më parë artistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dorëzuan në prokurori një padi për gjetjen e autorëve që dhunuan godinën, ndërsa vepra për të cilën akuzohen është shkatërrimi i pronës publike.
Reagimi i Aleancës për Teatrin:
Kur drejtuam gishtin e akuzës nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si personin që kishte urdhëruar këtë akt, nuk po spekullonim.
Kishim deklarime nga vetë punonjësit e turnit të tretë, që na e kishin thënë me zë: ishin punonjësit e Bashkisë Tiranë që erdhën rreth orës 4.30 të mëngjesit e hoqën gërmat nga fasada.
Tani është me zë e me figurë, skuthi, vemja, armiku i trashëgimisë dhe historisë së Tiranës, Erjon Veliaj!
Turp është pak të thuash për këtë njeri pa skrupuj!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



