E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SMS-të urdhëruese : Me dhunë sot në shesh
Lajme

SMS-të urdhëruese : Me dhunë sot në shesh

Pse Rama dhe Veliaj u tërbuan nga ‘7 korriku’

Një mesazh i shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale tregon se si po organizohet anti-mitingu i Edi Ramës.

Ditën e sotme, administrata është urdhëruar të dalë përdhunshëm në shesh.

Ndërkohë Edi Rama po përdor në mënyrë skandaloze një ditë historike të marrëdhënieve me SHBA, për interesat e tij politike të momentit.

Por përse Edi Rama dhe Erion Veliaj po shpenzojnë miliona dhe po bëjnë pis marrëdhëniet me SHBA për një anti-miting të tillë?

Arsyeja duhet kërkuar te protesta masive e 7 korrikut.

Ajo që e bën shumë interesante protestën e 7 korrikut, nuk ishte vetëm pjesëmarrja masive e qytetarëve, por mbi të gjitha fakti se në shesh kishte zbritur Tirana.

Kjo u duk nga fakti se sheshi u mbush në mënyrë të jashtëzakonshme në minutat e fundit, çka tregon se aty kanë ardhur pasivisht qytetarët e Tiranës.

Një gjë e tillë tërboi Edi Ramën, i cili nisi të përdorë Erion Veliajn që të deklarojë se Tirana e refuzoi protestën, kur në fakt kishte ndodhur krejt e kundërta.

Nëse nuk do ishin shqetësuar nga fakti se kryeqyteti zbriti në shesh, nuk do detyroheshin të bënin një anti-miting në mesin e sezonit, në kulmin e vapës, duke shkelur çdo standard minimal demokratik.

1

© SYRI.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.