E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Snajper e municion luftarak, zbulohet arsenal armësh në Tiranë
Lajme

Snajper e municion luftarak, zbulohet arsenal armësh në Tiranë

Një operacion i befasishëm i Policisë së Tiranës ka zbuluar një bazë armësh në kryeqytet, që mendohet se i përkiste një grupi kriminal me degëzime në Tiranë, Laç dhe Burrel.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar 5 snajpera, një silenciator dhe 17 krehra me municion luftarak, ndërsa është arrestuar 34-vjeçari Eugert Sino, i njohur për precedentë të mëparshëm penalë.

Dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa hetimet kanë zbuluar se armët, të cilat janë të reja dhe të sofistikuara, dyshohet se janë trafikuar nga Kosova për t’u përdorur në ngjarje të rënda kriminale.

Policia ka identifikuar edhe bazën kryesore të grupit, në zonën e “Myslym Shyrit”, pranë vendit ku u sekuestrua një automjet i dyshimtë.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrjetin e plotë të trafikut të armëve, që sipas burimeve, ishte gati për të goditur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.