E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Snajperisti i RENEA-s: Zero ndjeshmëri, dua eliminimin e objektivit!
Lajme

Snajperisti i RENEA-s: Zero ndjeshmëri, dua eliminimin e objektivit!

Komandanti i njësisë së snajperave të RENEA-s shpjegoi gjatë intervistës në Top Story se kjo strukturë përdor sisteme moderne të qitjes, të konsideruara ndër më të mirat në botë, të cilat lejojnë ndërhyrje precize në distanca shumë të mëdha.

“Seksioni special i snajperave në RENEA ka në përdorim dy nga sistemet e snajperave më të mira në botë, ku përfshihen kalibra që mbulojnë rreze veprimesh deri në 1.200 m. Përpiqemi të realizojmë një spektër të plotë të veprimeve në mbështetje të efektivëve deri në finalizimin e operacioneve. Aktualisht trajnimi është i vazhdueshëm, përfshihen njohje balistike, qitje me armë zjarri. Përpiqemi që gjatë gjithë vitit një punonjës snajperave të ketë 700 fishekë për një person si provë që të ruajë parametrat e tij. Kjo është e kosto e madhe, sepse një fishek snajperi ka koston 26 euro. Parametrat janë shumë të mirë.”

Në reportazh u përfshi edhe dëshmia e një prej snajperistëve të njësisë, i cili përshkroi mentalitetin me të cilin ata përballen me çdo operacion.

“Zero ndjeshmëri, detyra është të mbarojmë detyrën me sukses” – u shpreh një snajperist.

Rrëfimet tregojnë jo vetëm nivelin e lartë të profesionalizmit, por edhe përgatitjen e vazhdueshme që kërkon ky rol, ku çdo detaj teknik dhe psikologjik mund të bëjë diferencën në momentet vendimtare të një operacioni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.