E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sofistikohen sulmet me eksploziv, detajet nga shpërthimi me dron-tritol në kantinën e deputetit Lefter Koka
Publik News

Sofistikohen sulmet me eksploziv, detajet nga shpërthimi me dron-tritol në kantinën e deputetit Lefter Koka

Një rast i padëgjuar më parë në Shqipëri, ku droni përdoret për të kryer shpërthim të telekomanduar të tritolit, është regjistruar tri ditë më parë në Durrës.

Shënjestër e kësaj metode të re, të sulmit me dron-tritol, ka qenë biznesi i ish-ministrit të Mjedisit dhe deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Lefter Koka.

Ngjarja e pazakontë është regjistruar tri ditë më parë mbi biznesin e tij (kantinë pijesh), që ndodhet pranë kodrës së Rashbullit, në lagjen 14 të qytetit bregdetar.

Atë ditë shpërtheu një sasi e konsiderueshme lëndë plasëse e llojit tritol, por për fat të mirë nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.

Sipas Policisë, biznesi i deputetit të zgjedhur në votimet e 25 prillit nën siglën e Partisë Socialiste, është sulmuar me një metodë të padëgjuar më parë në Shqipëri, ku mjeti i vogël fluturues me telekomandim përdoret për të vendosur tritol.

Hetuesit që po punojnë për dokumentimin e kësaj ngjarjeje thanë për gazetën “Panorama” se janë surprizuar kur po mblidhnin provat në vendin e ngjarjes, teksa u përballën me një metodë krejt të re nga çka ishin mësuar, atë të një droni që transportonte lëndë plasëse.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia e Durrësit vuri në pranga autorin e dyshuar, shtetasin Gentian Meta, i cili është pronar i një lokali në zonën e Kepit të Rodonit.

Ndaj 44-vjeçarit nga Shijaku, Gjykata e Durrësit këtë të premte vendosi masën e sigurisë të “Arrestit me burg”.

SHPËRTHIMI

Burime nga grupi i hetimit thonë se lëndë plasëse është hedhur në tarracën e ndërtesës ku ndodhet kantina e pijeve. Duke qenë se biznesi ruhet përgjatë 24 orëve në ditë dhe për këtë arsye nuk afrohej dot pranë kantinës, 44-vjeçari ka menduar ta afrojë lëndën plasëse duke e transportuar me një dron.

Megjithëse Meta e arriti synimin, ai u diktua nga rojet dhe disa banorë të zonës, të cilët kanë njohje të vjetra me zotin Koka dhe familjarët e tij, ndërsa një pjesë e tyre janë të punësuar në bizneset e ish-ministrit të Mjedisit.

“Ishin disa banorë të zonës që kanë ndaluar autorin, pasi e kishin parë duke ecur me një qese në dorë dhe kapuç të zi. Ata e ndoqën me makinë, pasi ai tentoi të ikte me vrap, ndërsa e kapën në një ndërtesë të braktisur. Në qese ai kishte telekomandën e dronit, një telefon të thyer dhe një palë doreza gri”, thanë burime nga Policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.