E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sofje, ministrat e Jashtëm të BE diskutojnë edhe për Ballkanin
Lajme

Sofje, ministrat e Jashtëm të BE diskutojnë edhe për Ballkanin

Shtetet e Ballkanit Perëndimor, që potencialish mund të jenë anëtare të reja të Bashkimit Evropian, dhe situata në Siri e Korenë Veriore, pritet të jenë çështjet kryesore të takimit të sotëm të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së në Sofje të Bullgarisë.

Ky takim dy ditësh po bëhet vetëm një javë pasi BE-ja e ka shpallur strategjinë e vet të re për integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë plan qartësohet rruga për afrim me BE-në të gjashtë vendeve: Serbisë, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovonës, Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, raporton agjencia DPA nga Sofja, shkruan REL.

Ministrat e jashtëm të BE-së gjatë ditës së sotme do të bisedojnë për Ballkanin Perëndimor, ndërsa nesër pritet të takohen me përfaqësuesit e vendeve që aspirojnë për integrim në BE.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.