E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Solidaritet’ për fytyrën e nxirë të Edi Ramës
OP-ED

‘Solidaritet’ për fytyrën e nxirë të Edi Ramës

Hipokrizia më e madhe e prodhuar nga post-zjarri i Notre Dame, është pagesa e 100 mijë eurove nga taksat e shqiptarëve. Këto para po jepen vetëm për t’u përmendur emri Ramës, jo i Shqipërisë. Vendi më i varfër, i jep para shtetit që ka njerëzit më pasur të Evropës.

Ky nuk është solidaritet, se Franca nuk ka nevojë për paratë e vendit më të varfër në Evropë. Përkundrazi, ajo është fyerje për milionat e francezeve që po kontribuojnë për ringritjen e simbolit të tyre. Ka një shprehje popullore: Nuk mund të bësh sevap në xhami, kur nuk ke terezi në shtëpi.

Shqipëria ka shumë nevojë për ato para. Me aq para do siguroheshin kurat e dhjetëra të sëmurëve nga kanceri, që enden nëpër korridoret e spitalit pa marrë mjekim. Mund të shpëtohej jeta e disa fëmijëve të sëmurë me leuçemi. Mund të paguhej asistenca e dhjetëra familjeve në nevojë. Mund të bliheshin disa laboratorë për shkollat profesionale, mund të financoheshin pagesat e universiteteve  për mbi 300 mijë studentë, që nuk kanë mundësi ta paguajë dhe e braktisin shkollën për këtë arsye, duke marrë rrugët e emigrimit. Mund të restauroheshin disa kisha apo xhami.

Mund të ishin dëmshpërblyer dhjetëra fermerë të përmbytur, që qeveria rilindase edhe pse kanë kaluar mbi dy vite, nuk po i paguan për djersën e shkuar dëm.

Por karagjozi që kemi kryeministër do të bëjë show me paratë e shqiptarëve.

Po të ketë ‘ndjeshmëri’ dhe ‘dashuri’ për Notre Dame, të shesë vilat e tij të Surrelit dhe t’ia japë fondit të rindërtimit të Katedrales në Paris. Se si thonë fjalës tjetër popullore : Nuk mund të bëhesh xhymert me paratë e të tjerëve.

Taksat e bizneseve shqiptare, që vuajnë agoninë e falimentimit, kurrsesi nuk mund të përdoren nga Rama, për të ‘rregulluar’ imazhin e tij dhe të qeverisë më të korruptuar në Evropë. Ai, imazh është i nxirë shumë më tepër se trarët e djegur të Katedrales së Parisit. Kjo qeveri po nxin edhe shqiptarët. Paaftësia qeverisëse, lidhjet me krimin e organizuar nuk mund të zhbëhen me 100 mijë eurot e taksave të shqiptarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.