E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sondazhi/ Adriatik Lapaj  politikani i ri më i pëlqyer
Lajme

Sondazhi/ Adriatik Lapaj politikani i ri më i pëlqyer

Një sondazh është kryer nga “Barometri” në Euronews Albania, lidhur me figurat e reja politike në Shqipëri dhe pëlqyeshmërinë e qytetarëve ndaj tyre.

Konkretisht qytetarët janë pyetur për Adriatik Lapajn, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Arlind Qorin, kreu i “Lëvizja Bashkë” dhe Endri Shabanin kreu i partisë “Nisma Thurje”.

Ndër ta, më i pëlqyeri është Adriatik Lapaj, me 27.78% edhe pse ende nuk ka kandiduar në zgjedhje, pasi sapo e ka nisur lëvizjen e tij.

Sondazhi për pëlqyeshmërinë e politikanëve të

I dyti renditet Arlind Qori i “Lëvizja Bashkë” me pëlqyeshmëri 17.6%. Qori kandidoi për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e 14 majit duke grumbulluar rreth 14 mijë vota personale, rezultat që u konsiderua surprizues.

Sondazhi për pëlqyeshmërinë e politikanëve të

Ndërsa Endri Shabani i “Nisma Thurje”, ka një pëlqyeshmëri prej 13%. Ai ka marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 me këtë parti, duke mos arritur të sigurojë një mandat në Kuvend. Në zgjedhjet lokale të vitit 2023, “Nisma Thurje” nuk pati kandidatë për kryetar bashkie, por arriti të sigurojë pesë këshilltarë në bashkitë e vendit.

Sondazhi për pëlqyeshmërinë e politikanëve të

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.