Sot del para gjykatës , ish-gardisti dhe shoferi i Lindita Nikollës, Martin Nikolli
Ish-gardisti dhe shoferi i Lindita Nikollës, Martin Nikolli, është paraqitur në gjykatë për masë sigurie pas dhunimit dhe qëllimit me armë zjarri ndaj familjes Kaçi në Hamallaj.
Mësohet se gjykata ka dhënë urdhër mbrojtje për familjen Kaçi.
Konflikti mes familjeve Nikolli dhe Kaçi ka zgjatur për kohë të gjatë dhe ka patur të ngjarë të tensionuara për shkak të një rruge. Në një rast të fundit, Martin Nikolla, i cili ishte punonjës i Gardës së Republikës dhe anëtar i grupit të shoqërimit të kryeparlamentares Lindita Nikolla, së bashku me vëllezërit e tij, kanë sulmuar dhe dhunuar 80-vjeçarin Pjetër Kaçi, kryefamiljarin e familjes Kaçi, i cili po kalonte në rrugën e lagjes. Sipas dëshmisë së një prej anëtarëve të familjes Kaçi, Pualin Kaçi, ata u sulmuan me shkop bejsbolli dhe Martin Nikolli qëlloi me armë zjarri në ajër.
Pas publikimit të këtij lajmi, Martin Nikolli u shkarkua nga detyra me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.
Gjykata ka ndërmarrë masat e duhura për të siguruar mbrojtjen e familjes Kaçi dhe hetimet vijojnë për të zbardhur të gjitha detajet e ngjarjes dhe për të vendosur masën e sigurisë për Martin Nikolli. Ndërkohë, tensionet e vazhdueshme mes dy familjeve bëjnë që ky rast të jetë në fokusin e vëmendjes së opinionit publik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



