E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot intervistat  për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Lajme

Sot intervistat për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

 

Sot në orën 09:30, zyrtarët e policisë që garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit do t’i nënshtrohen fazës së intervistimit.

Komisioni në Ministrinë e Brendshme, i përbërë nga Silva Caka, Kledia Ngjela dhe Eduart Merkaj, ka përfunduar më herët vlerësimin e dosjeve të kandidatëve.

Në total aplikuan 16 persona për postin e kryepolicit. Dy prej tyre, Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj, të cilat nuk ishin pjesë e Policisë së Shtetit, u skualifikuan pas verifikimit paraprak.

Pas intervistave, kandidatët do të pikëzohen dhe do të renditen nga më i miri tek më i dobëti. Brenda 48 orëve, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari do t’i propozojë një emër Këshillit të Ministrave për emërim.

Ligji parashikon që jo domosdoshmërisht kandidati i renditur i pari të emërohet në detyrë, pasi vendimi përfundimtar mbetet në diskrecion të ministrit.

Posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit mbetet vakant pas shkarkimit të Ilir Proda, ndërsa aktualisht detyrën e ushtron si i komanduar Sokol Bizhga.

Pas intervistimit, të gjithë kandidatët do të pikëzohen në një renditje nga më i miri deri të me i dobëti. Brenda 48 orësh, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari do t’i përcjellë një emër Këshillit të Ministrave për emërim.

Jo domosdoshmërisht i rendituri i pari bëhet drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Ligji ka parashikuar mundësinë e emërimit të një tjetri, bazuar në vlerësimin e ministrit të Brendshëm.

Me një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit, mbi supe me poste të rëndësishme, nga drejtues i Policisë së Tiranës, deri te Policia Kriminale, Tonin Vocaj shfaq ambicien për të zëvendësuar Ilir Prodën.

Skënder Hitaj, së fundmi në krye të Policisë së Fierit, një ndër emrat me të spikatur të policisë në vitet e fundit, përfshirë edhe drejtimin e qarqeve Shkodër, Durrës apo Dibër bëhet për herë të dytë pjesë e garës.

Drejtuesit dhe ish-drejtuesit e disa departamenteve në Policinë e Shtetit shfaqën interes për gradën madhore, mes të cilëve drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, kreu i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Pëllumb Seferi dhe ish-drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Saimir Boshnjaku.

Nga drejtimi aktual nëpër qarqe pjesë e garës janë edhe drejtorët e policisë së Vlorës, Durrësit dhe Shkodrës, përkatësisht Elidon Çela, Afrim Tafa dhe Gentian Berberi, të tre me karrierë të konsoliduar brenda bluve. Nga kufiri interes për kryepolicin shfaq edhe Arjanit Arapi. Prej disa vitesh shërbejnë në Akademinë e Sigurisë, por me poste të rëndësishme në polici, aspirojnë drejtimin e policisë. Bëhet fjalë për ish-drejtorët e Tiranës dhe jo vetëm, Rebani Jaupi dhe Lorenc Panganika, përfshirë edhe kandidaturat e Alfred Çepes, Idajet Faskajt dhe Gentjan Shehajt.

Karrigia e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit u la bosh prej dorëheqjes së Ilir Prodës, pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike, ku u sulmua “Vila 31” në ish-Bllok.

Momentalisht, Sokol Bizhga shërben si drejtor i komanduar i Policisë së Shtetit.

Lista e plotë
Afrim Tafa
Alfred Çepe
Arjanit Arapi
Elidon Çela
Gentian Berberi
Gentjan Shehaj
Idajet Faskaj
Lorenc Panganika
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Saimir Boshnjaku
Skënder Hita
Tonin Vocaj

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.