Sot, ish rradha JONË! RRADHA IME!
Vjollca Vladi
VENDIMI PËR PRISHJEN E PALLATIT 5/1, NË RRUGËN “ TODI SHKURTI” TIRANË, ERDHI!
PRISHJA FILLOI SOT!!! ZOT, SA DHEMBJE KAM!!!
Unë në këtë pallat, kam kaluar fëmijërinë time me famijarët dhe komshinjtë, nga vitet 1980-të e deri para se të martohesha. Prindërit dhe im vlla, vazhdonin të jetonin ende aty. Aty ku për mua ish shpirti. Ish nëna, gjyshi, daja i birit tim. Aty në atë shtëpi 2+1, e cila u kthye dhe strehëza e femijërisë së tim biri.
Në atë shtëpi, unë jam pronare me të drejta te plota, sëbashku me 2 prindërit dhe tim vlla, që nga dita e privatizimit të banesave pas 1990-tës.
Po bëhen 5 vite, që nga rënia e termetit të Nëntorit 2019!
Menjëherë që në ditën pas tërmetit, pallati u shpall i pabanueshëm.
Dolën jashtë me vendime pushteti … pleq, plaka, prindër fëmijë! Shpëtuan kokat dhe strehuan qënjen në banesa me qera, ose tek të afërmit. Të gjithë i ikën karrakatinës, por ama askush s’dinte asgjë, mbi fatet e pronës së tyre, ASKUSH!!!
Ditët kalonin, vitet gjithashtu!
Në këta 5 vite, banorët kanë patur gëzime, fejesa, martesa dhe humbje në njerëz!
Kanë lindur foshnja por dhe kanë ndërruar jetë. Të dy prindërit e mi dhe koshinj moshatarë me ta, nuk janë më mes nesh. ATA KANË NDËRRUAR JETË, ME BRENGË NË ZEMËR!
Vitet iknin… 1,2,3,4,5 … ne vazhdonim të plotësonim me QYTETARI, letrat që na kërkoheshin, sa herë që vinte njoftim i rradhës.
VARËM SHPRESAT TEK VELIAJ, TEK SHTETI!!!
Ngryseshim e gëdhiheshim, me shpresen se do marrin apartament te ri nga Lali dhe SHTETI!!!
Prej kohësh sorrollateshim dhe prisnim përgjigje, dyerve të Bashkisë Tiranë, Bashkëqeverisjes, Njësisë Bashkiake 2 Tiranë, por më kot.
Me lot në sy, po u them :- Madje, jemi bërë miq.
Erdhe sërish të pyesësh, zysha ???- Më drejtoheshin punonjësit e zyrave, të cilët për nga mosha ishin nxënësit e mi .
Po bir !- përgjigjesha! Erdha, se kam në shtëpi 2 pleq, të cilët pyesin se si do i verë halli, i strehëzës së tyre!
Isha në njësinë Bashiake 2 dhe në Bashkinë e madhe, dhe para ca ditësh…Zerrooo, askush asgjë!
Punonjësit na e kuptonin hallin, na e qajnin atë… por ASKUSH S’KISH NJË PËRGJIGJE ZYRTARE, ASNJËHERË!
Ata dhe pse ishin komshinjë në lagje me ne, nuk dinë se ç’kanë vendosur të URITURIT SHEFA, për fatin e pronës sonë!
Dje, erdhi vendimi i rradhës për prishje i cili ish marrë më 08.07.2024!
Mesa duket ky vendim ish i fundit, pasi sot dy punëtorë me vare, filluan shktërrimin, për tu rikthyer sërisht nesër! Dhe ditët në vazhdim me fadromat …
Më vjen, të ULËRAS PAPUSHIM…
Kujt, ja hedh varenë o punëtor fatkeq, kujt???
Kjo vare, është urdhëri që ti ke marrë për shkatërrim sot, të ndërtesës së rradhë!
Kjo vare shkatërruese, është urdhëri nga shefat e tu dhe dita jote e punës…por …
Kjo vare, bije mbi mua fuqishëm!
Më vret qenien, më vret shpirtin!
Më vret kujtimet, më vret fëmijërinë!
Kjo vare, vret përfundimisht ëndërrat e një ish fëmije të viteve 80 dhe nje gruaje sot!
A e di ti dhe sheft e tu mor faqezi, sa shumë mund, djersë, lodhje i është dashur tim eti, të merrnim këtë shtëpi???
Aaaaaaaa e diiiiiiiiiiii???!!!
Merrja rrugën pas shkolle, bashkë me fëmijët e tjerë të shokëve të tim eti, ngrinim tullat, lagnim betonin …
Ndihmonim baballarët, për shtëpinë e re!
A e di ti mor fatkeqzi dhe shefat e tu, se duart e babait tim me zor shëroheshin nga plasaritja dhe gjakderdhja! Ata u bënë ndërtues, pa qenë të tillë! Ata lodheshin 8 orë në punë, e mëpas… papushim në pallat!
A e di ti mor fatkeqzi, që për të marrë erë e puthur tim at, më duhej të shkoja tek PALLATI…
A e di ti… që sot po merr ditën e punës pas urdhërit, të HAJDUTËVE, VRASËSVE TË SHPRESËS DHE DJERSËS SË NJË SI TI, QË ËSHTË POPULL ??? A E DI???
Kjo vare, që ti godet për prishjen e ndërtesës, më gropos dhe vjedh përfundimisht mua dhe komshinjtë e mi!
Më gropos shpresën mua, e shton VJEDHJEN E RRADHËS QË KY PUSHTET USHTRON, MBI KURRIZIN E NJË TË BARABARTI ME TY! A E DI???
Shefat e shefave të tu, të cilët të urdhërojnë ty, janë të pangopur!
Ata sot vazhdojnë të vjedhin e vjedhin pambarim, banesat e shqiptarëve fat keq të tërmëti!
ATA VJEDHIN HAPTAS, DITËN ME DIELL PRONËN E SHQIPTARIT TË NDERSHËM, MU NË MES TË TIRANËS!
Ata vazhdojnë të vjedhin pa u ngopur, fonde ngado! Ata janë ata që vjedhin ilaçet e kemio terapisë për të sëmurët, E Ç’E KANË ATA, PRONËN E SHQIPTARIT TË THJESHTË?!
Sot nuk më ngelet gjë tjetër, vëçse të ngre duart nga qielli dhe të them : – Më fal baba! Më fal, se nuk isha e denjë të mbroja pronën, që ti me aq mund na le!
Më fal baba, se për dy gjëra historia e shqiptarit kish të drejtë:
1. Shqipëria, nuk bëhet me shqiptarë!
2. Shqiptarit, e keqja i vjen prej vedit!
Tani, për mbyllje …
O ju uqër, çakenj e kërrma, të politikës shqiptare : A e dini, se jeni të vdekshëm???
A e dini, se ka Zot???
Në tironcen e babës tem, e atë të shprtit tim, ju them:- Mos bofsh hajër, ju dhe askush që luan me jetën, shëndetin dhe pronën e shqiptarit të ndershëm…
AKOMA DHE TANI, ASKUSH NUK DI ASGJË, MBI FATIN E 15 FAMIJEVE NË RRUGËN “ TODI SHKURTI”, PALLATI 5/1 TIRANË!
Dhembje, O SA DHEMBJE KAM!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



