E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot protesta e opozitës, ja rrugët që do të bllokohen
Lajme

Sot protesta e opozitës, ja rrugët që do të bllokohen

Përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi sot në orën 18:00, para Kryeministrisë.

Në përputhje me ligjin “Për tubimet”, Policia ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.

Si pjesë e këtyre masave, ditën e sotme do të kufizohet lëvizja në disa akse dhe segmente rrugore:

  • Prej orës 14:00, ndalohet parkimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza”, rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, rrugën “Papa Gjon Pali II”, bulevardin “Zhan D’Ark” dhe bulevardin “Bajram Curri”.

  • Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”), si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime shtesë në akse të tjera rrugore. Policia ka planifikuar devijime të trafikut në rrugë alternative për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Autoritetet apelojnë që qytetarët të shmangin përdorimin e automjeteve në rrugët e bllokuara dhe të përdorin rrugë alternative për të mos penguar lëvizjen e pjesëmarrësve në tubim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.