E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot  protesta e opozitës para bashkisë: Erjon shko te shokët në burg!
Lajme

Sot protesta e opozitës para bashkisë: Erjon shko te shokët në burg!

Opozita do rikthehet sot të protestojë para bashkisë së Tiranës ku kërkohet largimi dhe arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj.

Lajmi është dhënë nga drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Opozita rikthehet në protestë para bashkisë në një kohë ku SPAK ka nisur hetimet ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij.

Prej kohësh opozita, proteston para bashkisë, ku kërkojnë dorëheqjen dhe arrestimin e kryebashkiakut Erion  Veliaj të cilin e akuzojnë si të përfshirë në aferën ”5D” si dhe tek inceneratori i Tiranës.

Postimi i Këlliçit:

Protesta jonë nuk do ndalet deri sa kreu i 5D dhe pronari faktik i inceneratorit Tiranë, të shkojë para ligjit për hajdutërinë e tij të pashembullt! Ndaj nesër, e premte, datë 10 janar, ora 11:00, shihemi sërish para bashkisë Tiranë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.