SOT PROTESTA KOMBËTARE E OPOZIËS, ‘MISTER’ SKENARI
Pasditen e sotme pritet të zhvillohet protesta e 7-të kombëtare e organizuar nga opozita e bashkuar.
Ashtu siç është paralajmëruar, protesta do të fillojë në orën 19:00 para godinës së kryeministrisë.
Nuk dihet ende seknari që ka opozita për protestën e sotme.
Kujtojmë që dy ditët e fundit kryeministri Edi Rama i ka dërguar letra publike kreut të PD, Lulzim Basha duke e ftuar të ulen në dialog.
Nga ana tjetër kryedemokrati nuk ka pranuar kërkesën e Ramës duke u shprehur i vendosur se zgjedhje me Ramën kryeministër nuk do të ketë.
Ndërkohë presidenti Ilir Meta, u shpreh dje se është i gatshëm që në përputhje me kompetencën që i jep shkronja ‘gj’ e nenit 92 të Kushtetutës, të rishikojë Dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore dhe të dekretojë një datë tjetër për zhvillimin e tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



