E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot qelbën Shqipërinë/ “Shpërthen” Murrizi: Ne nuk e votojmë këtë pazar të ndyrë
Publik News

Sot qelbën Shqipërinë/ “Shpërthen” Murrizi: Ne nuk e votojmë këtë pazar të ndyrë

Deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka reaguar me tone të forta në lidhje me marrëveshjen e arritur mbrëmjen e djeshme, nga palët politike, në lidhje me të ashtuquajturën Reformë Zgjedhore.

Në një postim në rrjetet sociale, Murrizi e cilëson marrëveshjen si një pazar të pistë që bëhet në kurriz të Shqiptarëve.

Gjithashtu ai paralajmëron se opozita parlamentare nuk do ta votojë këtë pazar të ndyrë, sikurse e cilëson ai marrëveshjen.

“Pazari i piste ne kurriz te shqiptareve sot qelbi Shqiperine.

Kjo qe kerkohet tu shitet Shqiptareve si konsensus eshte legjitimim i vjedhjeve te votes nga 3 palaço politik prej 24 vitesh nga viti 1996, 1997,2001,2005,2009,2013,2017

A mund te dime se çfar u mor parasysh nga rekomandimet e OSBE ODIHR??????

Po nga kushtet e Bundestagut???

Po kushtet e BE????

Per kete marreveshje nuk ka patur nevonje te harxhohej as kohe e as leter as nderkombetare e as ustallare,sepse ky PAZAR eshte sanksionuar ne Kushtetute me date 21 prill 2008

Kjo leter bakalli e 4 enukeve qe nuk i voton as familja e tyre eshte nje shkrepse per te ndezur zjarrin e rrevoltes se Shqiptareve

Nje grusht plehrash dhe 4 enuke te peshtire nuk mund te mbajne peng 5 milion SHQIPTARE

Une dhe te gjithe DEPUTETET e opozites ne Parlament qe nuk kemi asnje ngarkese ne kurriz nga maskaralleqet e ketyre palaçove, NUK DO TE VOTOJME KETE PAZAR TE NDYRE”-shkruan Murrizi.

Më tej, ai ka edhe një mesazh për mazhorancën, të cilës i kujton se nuk i ka 84 vota në parlament.

“Mazhoranca “ super” gjigande tu tregoj Shqiptareve se ku do ti gjej 84 vota ne Parlament???????

E nese kerkohet te legjitimojne trafikimin e votave ne Parlament, si mund te besojne Shqiptaret se kjo paçavure “ marreveshje” do te ndaloj shit-blerjen e votave te qytetareve

Çfarë fitoi opozita nga ky pazar????????

Nuk votojme kod zgjedhor pa lista te hapura

Nuk votojme kod zgjedhor pa komisionere jo politik dhe duam qe emigrantet te votojne patjeter”-përfundon Murrizi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.