E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot u shkarkua  ‘ shoferi’ i Klement Balilit
OP-ED

Sot u shkarkua ‘ shoferi’ i Klement Balilit

Naim Noka  /Ardi Veliu  do të mbahet mend për  gafat e tij  pikante dhe  me nivel te larte humori policor. Do të kujtohet për skandale të shumta gjatë drejtimit të tij në policinë e shtetit.

Përdore  mbi protestuesit e opozitës dhe shoqërisë civile gazin lotsjellës pa u menduar dy herë.

Do të mbahet mend si shoferi i trafikantit të drogës Balili.   Bashkëpunëtor  i krimineleve dhe i fortë   me  të pambrojturit  dhe  qytetarët e varfër të ketij vendi.

Ka arrestuar gazetarē, dhe protestues të shoqërisē civile. E ngriti dhunën dhe frikën policore në armë për të mbrojtur pushterin e Ramës. Policia e shtetit  u përdor për të suportuar  deshirat dhe idetë e kryeministrit Rama në facebook kur caktonte orën policore sipas humorit të ditës nga shtëpia. Përdori gaz lotsjellës për të nxjerrë fëmijët nga shtëpitë  e tyre  për t’i prishur. Përdori forcat speciale   kundër artistëve që mbronin Teatrit Kombëtar.   Në Elbasan dy ditë para zgjedhjeve u bë palë në  bashkërendim me të fortët e kriminelët duke gënjyer live për ngjarjen  ndërkohë që faktet ishin ndryshe

Nuk arriti tē garantojë  zgjedhjet dhe vjedhjen e votës. Trafiku i drogës dhe kultivimi në vend njohu rekorde të reja gjatë drejtimit të tij.  Por Ardi Veliu kishte  tagrin  nga drejtori i vërtetë i policisë Edi Rama .

Kryeministri e mbrojti kur policet e tij vranë tē riun Klodian Rasha dhe sajuan disa variante gënjeshtrash mbi vrasjen. Siguria që Rama kishte tek përdorja e  Ardi Veliut na kujton edhe një herë deklaratën e kryeministrit :  ‘ Edhe 100 mijë vetë të mblidhen në shesh, nuk e heq Ardi Veliun’. Largimi i tij nga drejtimi i Policisë së Shtetit vjen në një moment kur javën e kaluar, u vra nënkomisari i Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha, teksa po kontrollonin për shkatërrimin e parcelave me kabais.

Tani sigurisht që zgjedhjet mbaruan, opozita  po kacafytet për nderin e Berishës dhe  Veliu e mbushi kupën dhe fundja nuk i duhet më as të madhit… Ka plot bëma dhe gafa që nuk po i rendis  se na zēnë vend  dhe kohë.

Një gjë është e sigurtë: nuk justifikove për asnjë moment besimin dhe postin e Policisē së Shtetit në shërbim të qytetarëve por  justifikove  deri në fund besimin e kryeministrit Rama për agjendën e tij politike.  Ardi Veliu mos harro kurrë perlën që justifikove  dhunën e policëve mbi një 15 vjeçar: -Shikoni nga çfarë familje vjen ky fëmijë…  Mamaja e tij bën video me pistoletë! Kaq do kishte mjaftuar  që të caktoheshe në një post tjetër.  Prapë mos u mërzit se Rama do të  caktojë një detyrë tjetër se  administrata e  pusht etit  shqiptar ka gjithmonë vend për Ardvelira.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.