Spaho: Rama çoi në kolaps shëndetësinë
I ftuar në rubrikën “Opinion” në Ora News, deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka komentuar lajmin e publikuar ditën e sotme, ku u tha se 8 mkjekë të QSUT-së kishin dhënë dorëhqejen.
Spaho u shpreh se mjekët janë vënë në shenjestër si shkaktarët e kësaj çështjeje, ndërkohë që fajtori është tjetër kush.
“Mjekët janë vënë në shenjestër sikur janë ata shkaktarët e kësaj katastrofe në një kohë që fajtorët janë ata që qeverisin, Rama, qoftë nëpërmjet investimeve të korruptuara që çojnë në një kolaps sistemin shëndetësor. Ata duhet të vazhdojnë të ngrenë zërin, duhet të jenë aktiv”, ka deklaruar Spaho.
Më tej Spaho i ka bërë thirrje kryeministrit Rama dhe ministres Manastirliu që të ulen të bisedojnë dhe të zgjidhin këto çështje kaq delikate për shëndetësinë dhe njerëzit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



