E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK dhe BKH, kontrolle në një ambient luksoz me qira
Flash

SPAK dhe BKH, kontrolle në një ambient luksoz me qira


Strukturate Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) po kryejnë kontrolle në një objekt në afërsi të rrugës “Myslym Shyri”, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një ambient të marrë me qira në një pallat luksoz, ku hetuesit kanë ndërhyrë në kuadër të një procedimi penal që po zhvillohet në bashkëpunim me partnerë të huaj.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se veprimet lidhen me dyshime serioze për mashtrim financiar në shuma marramendëse dhe veprimtari të Grupit të Strukturuar Kriminal. Hetimi dyshohet se ka marrë shtysë nga jashtë vendit, konkretisht nga përtej Adriatikut, ku janë siguruar denoncime dhe prova të konsiderueshme.

Madje, sipas të njëjtave burime, një media ndërkombëtare mjaft e njohur ka qenë iniciatore e investigimit, duke vënë në lëvizje strukturat antimafia dhe autoritetet shqiptare.

Antimafia italiane duket se e ka marrë seriozisht luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

Biznesi i përket një personi të huaj italian, i cili kishte marë një ambjent me qëra në kullën e ndërtuar pranë ish-shtëpisë së përgjimit të Sigurimit të Shtetit dhe një ortakë shqiptarë.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar kompjutera dhe sende të tjera dokumentare, që besohet se kanë lidhje me një çështje për mashtrime të qytetarëve  të Bashkimit Europian.

Rasti po ndiqet dhe nga një prokuror i huaj dhe një prokuror shqiptar.

Gjatë kryerjes së kontrolleve janë parë në ambjentet e qëndrës tregtare dhe kameramanë të emisionit investigativ italian, LeJene.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.