E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK zbarkon në ambientet e kompanisë “Evita”
Lajme

SPAK zbarkon në ambientet e kompanisë “Evita”

Hetime për koncesionet në shëndetësi

Në ambientet e kompanisë “Evita”, e administruar nga Alqi Jani, janë zhvilluar disa kontrolle nga SPAK në kuadër të një hetimi që lidhet me koncesionet në sektorin e shëndetësisë.

Veprimet janë kryer me urdhër të një prokuroreje të posaçme dhe përfshijnë sekuestrimin e dokumentacionit që pritet të shërbejë për zbardhjen e rrethanave të çështjes.

Sipas burimeve, kontrollet janë pjesë e fazës paraprake të hetimit dhe synojnë mbledhjen e provave mbi procedurat dhe marrëdhëniet kontraktuale të kompanisë në fjalë, në lidhje me kontratat koncesionare në shëndetësi.

Në këtë fazë nuk ka ende masa konkrete ndaj personave të përfshirë, ndërsa hetimet vijojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.