SPAK e ka gati korrupsionin Rama-Veliaj
Korrupsioni nuk është në Hënë, por në dosjet e firmosura nga shtetarët/ Këta janë vetëm 3, nga 12 oligarkët e klientë të pushtetit “rilindja”; me të cilët, banda po realizon skenarin e vjedhjes së fondeve. Ndaj drejtësia, ashtu si tek fakirët që prangos kur vjedhin 1000 lekë energji, ka detyrim ligjor; që përballë kësaj grabitjeje të organizuar, të “trokasë” dhe në sarajet e kryeministrit, në vilat e kryebashkiakut të Tiranës, të Dakos, Lelit, Frrokajt, Ademit, Subashit, Sejdinit, Tushës, të ministrave e drejtorit të FSHZH; që i kanë dhënë miliarda lekë pa garë e me dosje false.
Pas njoftimit, se SPAK paska nisur hetimin e dosjes së grupit të drogës e votave në Durrës; ka patur shumë reagime, se përse në listë janë vetëm “Niçet” e nuk është “komandanti” Dako; duke i bërë thirrje SPAK, të ngjitet “pak më lartë” me hetimet, sidomos për tenderët dhe PPP-të e oligarkëve.
Është plotësisht e drejtë kjo kërkesë publike, për drejtësi në nivele të larta; mbasi SPAK nuk po jep asnjë shenjë, për të bërë drejtësinë në kupolën politike-shtetërore, që nuk është bërë në këto 28 vite.
Nëse SPAK, ka guximin dhe vullnetin të ndëshkojë korupsionin; le të hap dosjet e miliarda lekëve taksa, mijëra hektarë pyje, male, toka, plazhe, troje, porte detare, aeroporte e lumenj; puse nafte, miniera e objekte pasuri publike, që janë bërë pasuri, për një bandë prej 10-12 oligarkësh pushteti.
Hetim, nuk do të thotë ndëshkim, por verifikim i zbatimit të ligjshmërisë; për fondet dhe pasuritë, që janë dhënë nga qeveritarët e janë përfituar nga oligarkët; mbasi Rama, Veliaj, Dako, Gjiknuri, Balluku, Ahmetaj, Manastirliu, Nikolla, Lleshaj e Çuci, nuk i kanë “pasuri të babës”, por janë të shqiptarëve.
Prokuroria e Përgjithshme, KLP e SPAK, të heqin dorë nga “recetat” ligjore dhe “recitimet” për drejtësi; e ta nisin luftën kundër korrupsionit me tenderët dhe PPP; që u janë dhënë 3 oligarkëve “VIP”, Shkëlqim Fusha, Rrok Gjoka e Bashkim Ulaj; të cilët, pa frikë mund të quhen “Shtet mbi shtetin”; por me arka të mbushura me hajdutëri, rryshfete e falsitete, nga buxheti i Shtetit Kushtetues të Shqipërisë.
Ky hetim, duhet bërë urgjent; mbasi sipas investigimit që ka bërë redaksia “Pamfleti” për çdo biznes “VIP”, rezulton se vetëm Shkëlqim Fusha, Rrok Gjoka e Bashkim Ulaj, kanë marrë 1.1 miliardë euro koncesione në 5 vitet e fundit.
Batërdia shkon me tej, kur mëson se përveç “depove” me miliarda, këta 3 oligarkë kanë marrë falas edhe licenca e troje për 62 HEC-e; kanë marrë 40 mijë m2 plazhe me qira 3 (tre) lekë/2 në ditë; 760 ha pyje; 945 ha male e kodra për gurore dhe 112 mijë m2 sipërfaqe objekte ish-ndërmarrje shtetërore.
Nëse kryeministri Rama u ka dhënë këtyre 3 “muskëterjeve”, PPP me vlerë nga 70-300 milionë euro e dhjetëra pasuri falas; duke përdorur për firmosje ministrat, “gogolin” e FSHZH, Dritan Agolli e mëkembësin Erjon Braçe; rekord për tenderea është kryebashkiaku Erjon Veliaj.
Nga 1661 tenderët dhe 42 mini-koncesionet me afat 2-3 vite, që kanë marrë 3 oligarkët Fusha, Gjoka e Ulaj në 6 vitet e fundit; 70% i ka dhënë vetëm Erjon Veliaj nga taksat dhe fondet e Tiranës, pa llogaritur 83 mijë m2 troje, që u ka dhënë falas e me letra false, për pallate, kulla e magazine biznesi.
Ja disa fakte konkrete, referuar transaksioneve nga Thesari i Shtetit
Firma “FUSHA”/ Pa llogaritur PPP-të; në vitin 2013 i janë dhënë 127 tendera; në vitin 2014 i janë dhënë 89 tendera, ndërsa në vitet 2015-2019 i janë dhënë 469 tendera (685 gjithsej), me vlerë totale 115 miliardë lekë; nga të cilat, 70% ia ka dhënë vetëm Erjon Veliaj.
Firma “GJOKA KONSTRUKSION”/ Pa llogaritur PPP-të; në vitin 2013 i janë dhënë 79 tendera; në vitin 2014 i janë dhënë 72 tendera, ndërsa në vitet 2015-2019 i janë dhënë 149 tendera (300 gjithsej), me vlerë totale 60 miliardë lekë; nga të cilat, 45% ia ka dhënë Erjon Veliaj.
Firma “GENER-2-BASHKIM ULAJ”/ Pa llogaritur PPP-të; në vitin 2013 i janë dhënë 76 tendera; në vitin 2014 i janë dhënë 28 tendera, ndërsa në vitet 2015-2019 i janë dhënë 72 tendera (176 gjithsej), me vlerë totale 83 miliardë lekë; nga të cilat, 60 % ia ka dhënë Erjon Veliaj.
KUJTESË PËR SPAK/ Këto miliarda lekë fonde publike e pasuri fizike; Bashkim Ulaj, Rrok Gjoka e Shkëlqim Fusha, nuk i kanë grabitur me dhunë, por kundrejt “gjobave” 20%-30% u janë dhënë me arbitraritet antiligjor.
Çdo tender e PPP, ua ka dhënë kryeministri Rama, kryebashkiaku Erjon Veliaj, kryebashkiakët e tjerë dhe ministrat, drejtorët e FSHZH, OSHEE, OST, Ujësjellësve, doganave, tatimeve, qendrave spitalore, madje edhe nga vetë parlamenti “Ruçi” me ligje speciale.



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



