E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK kërkon shërbim prove  për kryebashkiakun e  Devollit
Lajme

SPAK kërkon shërbim prove për kryebashkiakun e Devollit

SPAK ka kërkuar dënimin e kryebashkiakut të Devollit, Eduart Duro, me 1 vit burg dhe heqje të të drejtës për të ushtruar funksione për 5 vite

Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën këtë të mërkurë për kryebashkiakun socialist të Devollit, Eduard Duro, duke kërkuar dënimin e tij me 1 vit burg për shpërdorim detyre, që konvertohet në 3 vite shërbim prove, si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.

Të njëjtin dënim prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë, përkatësisht Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu

Në seancën e radhës që do mbahet javën e ardhshme mbrojtja do paraqesë kundërshtimet e saj dhe në fund gjykata do të vendos mbi dënimin ose jo të tij

Eduard Duro është marrë pak muaj më parë zyrtarisht i pandehur nga SPAK, dhe akuzohet se licencoi një biznes, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje.

Hetimi i SPAK vjen pas një kallëzimi të depozituar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, nga një subjekt tjetër.

Veç Duros, u hetuan edhe 4 punonjës të Bashkisë së Devollit, mes tyre specialistë të taksave dhe sekretari i përgjithshëm i Bashkisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.