E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK konfirmoi procedimin  për deputetin socialist, reagon Bushati: Ma ka bërë PD-ja dhe Gazment Bardhi
Publik News

SPAK konfirmoi procedimin për deputetin socialist, reagon Bushati: Ma ka bërë PD-ja dhe Gazment Bardhi

Kreu i socialistëve të Tiranës Ervin Bushati reagon për herë të parë pas njoftimit të SPAK, se ka nisur hetimet ndaj deputetit socialist për mosdeklarim pasurie. Dje, ka qenë  PD ajo që njoftoi se SPAK i kishte konfirmuar nisjen e hetimeve paraprake për akuzën e tyre ndaj socialistit.

Sot, pas përfundimit të seancës plenare Ervin Bushati është shprehur për mediat se ky është një sulm i PD, që sipas tij selia blu do ta humbë. Kreu i socialistëve të Tiranës u bëri thirrje demokratëve të distancohen nga ato që ai i quajti “sulme të pështira të sekretarit të PD”.

“Kam përshtypjen se dhe këtë gjyq do ta humbin. Kjo prandaj është bërë (Thotë se sulmi nga PD bëhet sepse ai është kryetar i PS për Tiranën). Njerëzit e kuptojnë të vërtetën. Unë e kam të shenjtë familjen, të shenjtë pronën. Ashtu siç e ka çdo mbëshetës i PD. Shpresoj që ata të distancohen nga këto sulme të pështira të sekretarit të PD”, u shpreh Bushati.

Sipas akuzës së PD, pasuritë e padeklaruara të Bushatit janë: një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall, në Tiranë, një pasuri me sipërfaqe 600 m2 truall, me sipërfaqe ndërtimi 327 m2, në Tiranë, një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall, në Tiranë, një, pasuri me sipërfaqe 76 m2, ndërtesë, në Qerret, Kavajë, një pasuri me sipërfaqe 376 m2 truall, në Qerret, Kavajë, një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall, në Sarandë dhen një garazh me sipërfaqe 42 m2, në Sarandë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.