E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK lëshon urdhër-arreste për Lulzim Berishën dhe 2 bosë të tjerë të krimit, ambasadorja Yuri Kim: Ky nuk është veprimi i parë dhe as do të jetë i fundit
Publik News

SPAK lëshon urdhër-arreste për Lulzim Berishën dhe 2 bosë të tjerë të krimit, ambasadorja Yuri Kim: Ky nuk është veprimi i parë dhe as do të jetë i fundit

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar urdhër arreste për Lulzim Berishën, Plaurent Dervishajn dhe Luftar Reçin, të cilët në bashkëpunim me Indrit Taullain kanë vrarë në 26 shkurt 2005 Klodjan Saliun, i cili njihej si kundërshtari i Lulzim Berishës.

3 bosët e krimit dyshohen se janë atentatorët e biznesmenit Vajdin Lamaj në vitin 2005. Ky vendim është përshëndetur edhe nga ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.

Në një status në rrjetin social “Twitter” Kim shkruan se SPAK ka marrë përsipër një rast tjetër të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe ky nuk është i pari por edhe as i fundit.

Statusi i plotë:

SPAK ka marrë përsipër një rast tjetër të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky nuk është veprimi i parë i tillë nga SPAK, dhe nuk do të jetë i fundit. Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të demonstrojë forcën, integritetin dhe aftësinë e tij përmes veprimeve të tilla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.