SPAK në aksion për abuzimet me fondet IPARD II
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar se po heton abuzime me fondet e programit IPARD II.
Sipas njoftimit të SPAK, çështja ndodhet aktualisht në fazën e hetimeve paraprake, dhe për këtë arsye nuk mund të jepen detaje të mëtejshme:
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal dhe çështja është në fazën e hetimeve paraprake. Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjë publike informacione të mëtejshme.”
Hetimi lidhet me mënyrën e menaxhimit të fondeve IPARD II dhe çdo zhvillim i ri do të bëhet publik sapo të ketë të dhëna të qëndrueshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



