SPAK nis hetim ndaj dy ish-zyrtarëve të Policisë/ Njëri dyshohet se bashkëpunoi me një grup kriminal duke përfituar 10 mln lekë
ish-zyrtarë të drejtorisë vendore të policisë në Elbasan që vijojnë të jenë pjesë e strukturës aktuale të policisë shqiptare, njëri në drejtorinë e Policisë Lezhë dhe tjetri në atë të Korçës po hetohen nga SPAK.
Fillimisht dosja penale në ngarkim të tyre është referuar nga SHÇBA Elbasan në Prokurorinë e Elbasanit. Kjo e fundit pas ka kryer verifikimet e nevojshme e ka dërguar dosjen në SPAK.
Ndaj dy zyrtarëve të lartë të policisë rëndojnë akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit”.
Burime zyrtare të cilat nuk dëshironin të identifikoheshin thanë se ka dyshime të forta se njëri nga zyrtarët në hetim nga SPAK, dyshohet të ketë bashkëpunuar me një grup të rrezikshëm kriminal. Dyshohet që zyrtari i policisë të ketë marrë një sasi prej 10 milionë lekësh.
Ndërsa zyrtari tjetër nën hetim nga SPAK akuzohet vetëm për “shpërdorim detyre”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



