SPAK nis hetim për çështjen e pagave të magjistratëve
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka nisur një hetim lidhur me çështjen e pagave të magjistratëve.
Në kuadër të hetimeve, mësohet se janë sekuestruar dokumente në Ministrinë e Financave.
Gjyqtarët kanë depozituar një kallëzim penal në SPAK lidhur me mosekzekutimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve për muajin gusht 2026.
Në kallëzim kërkohet që prokuroria të hetojë rrethanat e krijuara dhe të identifikojë personin ose personat që kanë marrë, transmetuar apo zbatuar vendimmarrjen që ka sjellë mosdhënien e pagave.
Mes personave të kallëzuar është edhe ministri i Financave, Petrit Malaj.
Në kallëzim argumentohet se situata nuk prek vetëm një magjistrat, por një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh në të gjithë vendin.
Sipas kallëzimit, synimi i hetimit është përcaktimi i përgjegjësisë individuale për veprimet ose mosveprimet konkrete që kanë çuar në mosekzekutimin e pagave.
Hetimi i SPAK pritet të sqarojë rrethanat e çështjes, vendimmarrjen që ka paraprirë mosdhënien e pagave dhe përgjegjësitë eventuale të personave të përfshirë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



