E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK nis hetimet për ministen Olta Xhaçkën
Publik News

SPAK nis hetimet për ministen Olta Xhaçkën

SPAK ka nisur hetimet për ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

Bëhet me dije se hetimi nga SPAK ka të bëjë me 2 dy tendera të “Mbrojtjes”, kur edhe Xhaçka ishte ministre e Mbrojtjes.

Mësohet se hetimi ka ardhur pas denoncimit nga PD për një tender ushqimorë gjatë kohës së pandemisë për familjen në nevojë, ndërsa gjatë hetimit SPAK ka zbuluar edhe një tender për 300 mijë maska për ushtrinë.

SPAK ka dyshime për abuzim pasi ka zbuluar se tenderi në fjalë është rinegociuar nën argumentin e Xhaçkës se Ministrisë së Mbrojtjes i erdhën asokohe maska dhuratë dhe se nuk donte që të mbeteshin stok.

Burime për median bëjnë me dije se Xhaçka është marrë në pyetje nga SPAK për këtë prokurim, pasi në të gjendet firma e saj. Sa i takon tenderit të ushqimeve, SPAK po heton për rolin që ministrja ka patur në procedurë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.