SPAK nis zyrtarisht hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar, caktohet prokurori i çështjes
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisutr zyrtarisht hetimet për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Prokurori i çështjes është caktuar Ervin Kondili, i cili ka bashkuar dy kallëzimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në një të vetme, si dhe ka ka sekuestruar dokumentacionet e Bashkisë që lidhen me procesin e Teatrit si dhe vendimin e Institucionit të Ndërtimit.
Ndërkohë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit sot në orën 11:00 ka organizuar një protestë pikërisht para Prokurorisë së Posaçme, me mbi 2000 aktivistë, për t’i bërë presion SPAK që të fillonte hetimet, ndërsa pas kësaj ngjarje nuk dihet se si do të vijojë aksioni i AMT-së.
Prokurori Ervin Kondili:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




