E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK përgënjështron  Berishën për prokurorin Olsi Dado : Informacion i pavërtetë!
Lajme

SPAK përgënjështron Berishën për prokurorin Olsi Dado : Informacion i pavërtetë!

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi të bërë në Facebook, ka deklaruar se prokurori “Olsi Dado liroi vrasësin nga burgu!’Berisha i referohej Julian Gjoshit, i cili dyshohet se sot ekzekutoi me armë zjarri Alfred Dedjan në Ndroq.

“Miq, autorin e vrasjes në Ndroq, e liroi nga burgu anëtari i organizatës kriminale, SKAP-i i Partisë Ols Dado!”, shkruante Berisha.

Por pas këtyre deklaratave ka reaguar SPAK, duke i përgënjeshtruar ato duke deklaruar se informacioni është i pavërtetë.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përgënjeshtron deklaratën e sotme përmes të cilës aludohet se prokurori i posaçëm, Ols Dado “ka liruar nga burgu kunatin e Altin Hajrit”.

SPAK sqaron se informacionet që janë përmendur në këtë deklaratë janë tërësisht të pavërteta dhe nuk kanë asnjë lidhje me prokurorin e përmendur.

SPAK i bën thirrje mediave dhe opinionit publik të jenë të kujdesshëm ndaj informacioneve të pasakta dhe spekulative.

SPAK apelon për një trajtim të përgjegjshëm dhe të balancuar të informacionit nga ana e përfaqësuesve politikë dhe mediave dhe nënvizon se do të vijojë punën pa asnjë kompromis në ruajtjen e integritetit dhe besueshmërisë së publikut në ushtrimin e funksioneve të tij”, thuhet në deklaratën e SPAK.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.