E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK sekuestron mbi 2 milionë euro në lokalin e fisit Troplini
Lajme

SPAK sekuestron mbi 2 milionë euro në lokalin e fisit Troplini

SPAK ka lëshuar udhër-arrest edhe për Fatmir Troplinin, i njohur si Miri i Pojës, i cili mësohet se kishte planifikuar të vriste Preng Gjinin.

Mësohet se janë kryer kontrolle në banesat e bizneset e familjes Troplini.

Në lokalin e familjarëve të Fatmir Troplinit, janë gjetur mbi 2 milionë euro. 

Efektivët kanë mundur të gjejnë shuma të mëdha parash, ndërkohë që vijon numërimi i tyre.

Atentati që planifikoi Fatmir Troplini: 

Atentati me minë të telekomanduar ndaj Preng Gjinit ndodhi në kryeqytet mbrëmjen e 15 shtatorit 2020.

400 gram C4 u vendosën në pjesën e poshtme të makinës që drejtonte Preng Gjini, nga Rrësheni dhe shpërtheu në momentin kur ai po udhëtonte mbi urën e lumit Lana, që ndodhet te zona e njohur si ish-Stacioni i Fundit i Tiranës së Re.

Gjini iu nënshtrua një ndërhyrjeje të gjatë krirugjikale dhe mjaft delikate, për shkak të dëmtimeve të shumta që ka pësuar nga shpërthimi. Ai është vëllai i Armando Gjinit, i cili u ekzekutua më 13 gusht të vitit 2019, në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.