E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK sekuestron miliona euro në llogarinë e noteres Amela Mukaj
Lajme

SPAK sekuestron miliona euro në llogarinë e noteres Amela Mukaj

Një aksion i gjerë i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka goditur një skemë të dyshuar për pastrim parash dhe trafik droge, duke vendosur masa sigurie ndaj 20 personave. Në fokus të hetimit është një shumë marramendëse prej 128 milionë eurosh, e cila është bllokuar në një llogari bankare në emër të noteres Amela Mukaj.

Sipas të dhënave hetimore, fondet dyshohet se burojnë nga transaksione të kryera nga kompania “Albanian Land Development”, në bashkëpunim me biznesmenin Artur Shehu, i cili aktualisht është në kërkim ndërkombëtar. Shehu rezulton të jetë një nga zotëruesit kryesorë të sipërfaqeve tokësore në zonën e Zvërnecit, ku parashikohej zhvillimi i një resorti turistik luksoz.

Skema e dyshuar dhe rolet kyçe

Dokumentacioni i administruar nga hetuesit tregon se kompania në fjalë ka përfituar pronësinë mbi tokat ku do të ndërtohej projekti. Këto pasuri më herët kanë qenë në zotërim të Redi Strugës, i cili pas finalizimit të shitjes është përfshirë në strukturën drejtuese të shoqërisë si një nga administratorët, me kompetenca të kufizuara për firmë.

Ndërkohë, Artur Shehu, i cili prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka siguruar azil politik, dyshohet se ka pasur rol qendror në qarkullimin dhe pastrimin e fondeve përmes kontratave të shitblerjes së pasurive të paluajtshme.

Detajet e shumave të sekuestruara

Sipas vendimit për sekuestrim preventiv, në llogarinë bankare të noteres janë identifikuar disa transferta të mëdha, të lidhura me kontrata të ndryshme:

  • Mbi 110.2 milionë euro, të lidhura me një kontratë shitjeje të prillit 2026 ndërmjet Artur Shehut dhe kompanisë “Albanian Land Development”.
  • Rreth 10 milionë euro, që burojnë nga një marrëveshje mes Ferdinand dhe Burbuqe Sulaj me të njëjtën kompani.
  • Mbi 8 milionë euro të tjera, gjithashtu të lidhura me një kontratë tjetër shitjeje mes palëve të njëjta.

Të gjitha këto shuma rezultojnë të depozituara në të njëjtën llogari bankare, duke ngritur dyshime të forta për përdorimin e sistemit noterial si mekanizëm për qarkullimin dhe fshehjen e burimit të parave.

SPAK:

Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme, shuma monetare në valutën euro të ndodhura në llogarinë bankare te noteres publike Amela Mukaj , person fizik, si më poshtë vijon:

i) Shuma e parave 110.247.134 euro, sipas kontratës së shitjes me nr. 2062 rep., nr. 1166 kol., datë 24.04.2026 me palë Artur Shehu dhe “Albanian Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.
85

ii) Shuma e parave 10.044.684 euro, sipas kontratës me nr. 2060 rep., nr. 1164 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe “Albania Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.

iii) Shuma e parave 8.062.619 euro, sipas kontratës me nr. 2061 rep., nr. 1165 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe “Albania Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.