E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj
Lajme

SPAK shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Prokuroria e Posaçme ka shtyrë me tre muaj hetimet për ish-zëvëndëskryeministrin Arben Ahmetaj.

Afati i fundit i SPAK për të kopsitur dosjen “Ahmetaj” është caktuar në datë 22 dhjetor te këtij viti, ku me pas organi i akuzës pritet të zbresë hetimet në Gjykatën e Posaccme për kalimin ose jo të dosjes për gjykim.

Ndaj ish zëvëndës kryeministrit, njëherësh ish ministër i financave, SPAK ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.

Në muajin korrik të vitit të kaluar, organi i akuzës lëshoi urdhër arrest për Arben Ahmetaj dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në mars të 2024 i komunikoi akuzat përmes avokatit të tij ligjor.

Ahmetaj dyshohet sipas SPAK se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarsve lidhjen e kontratave koncensionare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.