E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK zbulon lidhjen e kreut të Doganave me bosët e inceneratorëve Mërtiri e Zoto
Lajme

SPAK zbulon lidhjen e kreut të Doganave me bosët e inceneratorëve Mërtiri e Zoto

Gent Gazheli, Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, është një tjetër zyrtar i lartë që ka udhëtuar jashtë vendit me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, pronarët e inceneratorit të Tiranës, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion dhe pastrim parash. Në dosjen hetimore të SPAK për ish-zv.kryeministrin zbardhen udhëtimet e Gazhelit me Arben Ahmetaj, Mërtirin dhe Zoton. Më 27 janar 2012, Arben Ahmetaj del nga territori i Shqipërisë në PKK Kapshticë duke drejtuar automjetin e tij, së bashku me kunatin dhe Gent Gazhelin.

Po atë ditë, Mirel Mërtiri del gjithashtu nga Kapshtica, i shoqëruar nga Julian Bregu dhe Stella Gugallja. Klodian Zoto del nga PKK Kapshticë me bashkëshorten e tij. Më 30 janar 2012, Ahmetaj, kunati i tij dhe Gazheli kthehen në Shqipëri nëpërmjet Kapshticës. Një ditë më vonë, Mërtiri, Gugallja dhe Zoto kthehen po nga Kapshtica, ndërsa bashkëshortja e Zotos kthehet në Shqipëri në rrugë ajrore.

SPAK konkludon se udhëtimi ishte organizuar bashkë, pavarësisht orareve të ndryshme. Nga ekspertimi i kompjuterave të sekuestruara, rezulton se Zoto posedonte biseda të shkarkuara nga aparate telefonike, kryer nga Mërtiri. Më 19 shtator 2012, Mërtiri i shkruan një agjencie udhëtimi emrin e Gent Gazhelit.

Një ditë më vonë, i kërkon të shikojë çmimin e një hoteli për Gazhelin. Më 23 nëntor 2012, Ahmetaj, Gazheli dhe Mërtiri dalin nga PKK Qafë Thanë dhe kthehen më 25 nëntor 2012 në Kapshticë. Detajet e dosjes së SPAK dëshmojnë lidhjen e bosëve të inceneratorëve me zyrtarë të lartë të PS-së.

Në vitin 2012-2013, PS ishte në opozitë, por Gent Gazheli mbante detyrën e kryefinancierit të kësaj partie. Pas fitores së PS-së në zgjedhjet e vitit 2013, Gazheli dhe të tjerë morën detyra të larta shtetërore. Kjo çoi në realizimin e planeve të Zotos dhe Mërtirit, duke rezultuar në vjedhjen e miliona eurove në skandalin e inceneratorëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.