E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spanja mposht Anglinë dhe ngjitet për herë të 4 në majën e Europës
Lajme

Spanja mposht Anglinë dhe ngjitet për herë të 4 në majën e Europës

Spanja “rrëmben” finalen mbretërore dhe ngjitet për herë të katërt në histori në majën e Europës si aksush tjetër.

6 fitore në 6 ndeshje të luajtura në “EURO 2024”. Spanja “rrëmben” finalen mbretërore dhe ngjitet për herë të katërt në histori në majën e Europës, si askush tjetër.

“Furia e Kuqe” ka mposhtur Anglinë me reazultatin 2-1 në “Olympiastadion” të Berlinit.

Spanja kaloi e para në avantazh në minutën e 47 të takimit. Aksion i rrufeshëm i spanjollëve të De La Fuentes me Jamal, i cili pasoi për Niko Uilliams, aty ku ky i fundit nuk gaboi duke dërguar topin në rrjetën e mbrojtur nga portieri Pikford.

“3 luanët” barazuan shifrat në minutën e 73. Aksion nga e djathta me Saka, i cili pasoi për Belingam dhe ky i fundit gjeti Palmer. Gjuajtja e lojtarit të sapofutur në fushë u ndal në rrjetë.

Në minutën e 86, Spanja gjeti edhe golin që e ngjiti për herë të 4 në histori në majën e Europës. Aksion i rrufeshëm i spanjollëve në të majtë me Kukureja, i cili pasoi në qendër, ku Ojarzabal devijoi dhe gjen rrjetën e Pikford.

Falë kësaj fitoreje, Spanja arrin të shpallet për herë të 4-t kampione e Europës, duke parakaluar Gjermaninë dhe vendosur një rekord absolut, ndërsa Anglia mbetet në vend numëro me 0 trofe, duke humbur një tjetër shans pas finales së vitit 2021 ndaj Italisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.