E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spartak Ngjela; Dje u shfaq denoncimi i parë faktik kundër korrupsionit të lartë shtetëror ,dokumenti i spiunisë Meta
Lajme

Spartak Ngjela; Dje u shfaq denoncimi i parë faktik kundër korrupsionit të lartë shtetëror ,dokumenti i spiunisë Meta

Ngjarjet e fundit politike kanë trazuar disi ujrat me zhvillimet e vrullshme e të çuditshme të cilat po ngrene pikëpyetje të mëdha jo vetëm në planin shoqëror por edhe nëpër media.

Një reagim vjen nga  Avokati Spartak Ngjela i cilika komentuar zhvillimet më të fundit në politikë, që lidhen me ish-presidentin Ilir Meta, i cili lakohet si bashkëpuëntor i Sigurimit të Shtetit, nisur nga një letër e Autoritetit të Dosjeve. Në një postim në faqen e tij në Facebook, Ngjela shkruan ndër të tjera se koha e Shqipërisë më në fund erdhi. Ai thotë se SHBA nisi dje goditjen me fakte. Ngjela shprehet se nuk është vetëm Meta, por pas tij do të goditet edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Postimi i plotë;

Ne Shqipëri tani… Dje, pas denoncimit të spiunisë Meta, nisi të shfaqet me fakte fillimi i fundit të një gjëme të gjatë historike kombëtar, e cila ka qenë e shtrirë  përgjatë kohëve kundër fatit të Shqipërisë.Dhe ashtu siç ju thashë para disa ditësh: koha e Shqipërisë më në fund erdhi.Por atë nuk e sollëm ne. Këtë e nisi politika amerikane nga Uashingtoni dhe po e vijon ajo me bërjen publike të fakteve kriminale të korrupsionit të lartë shqiptar.Politika amerikanë dje filloi goditjen me fakte dhe i njoftoi SPAK-ut formën e re të goditjes antikorrupsion.

Sepse, siç e shprehëm më lart, dje u shfaq në publik denoncimi i parë faktik kundër korrupsionit të lartë shtetëror, duke denoncuar botërisht faktin e ri: dokumentin e spiunisë Meta. Por janë të dy në skenën e goditjes, edhe Meta edhe Saliu, sepse ndodhet edhe Saliu në këtë skenë. Duhet pritur rrufeja e dytë e kohës. Dhe ajo mu sikur ka ardhur. Njëlloj si kjo do të jetë: do të sjellë zbulimin e spiunisë Berisha.

Por kur, ekspertiza nga Uashingtoni, të nxjerrë  në skenë spiuninë Berisha, gëzimi i shqiptarëve do të jetë si një shpërthim që vjen nga qielli e iu bashkohet në shpirt. Por edhe kjo spiuni thuajse ka dalë. Sepse këta janë muajt: nga korriku e deri në shtator, që politika amerikane, duke denoncuar bëmat e ligësisë shqiptare me pushtet në Tiranë, do të çlirojë entuziazmin shqiptar.Dhe shqiptarët po presin me shqetësim historik që t’u vijojë gëzimi pas gëzimit, deri në çlirimin e tyre nga korrupsioni dhe krimi shtetëror. Ky korrupsion dhe ky krim  i ka detyruar shqiptarët të jetojnë  në varfëri, pa shpresë dhe pa optimizëm për të ardhmen e tyre.

Por koha tani ka ardhur, prisni dhe shikoni..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.