E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Specialistët e Europa League Juventus eliminohet  në shtesë nga Sevilia
Sport

Specialistët e Europa League Juventus eliminohet në shtesë nga Sevilia

Sevilla-Roma është finalja e këtij edicioni në Europa League, që do të luhet në Budapest. Specialistët e këtij kompeticioni ia dolën të eliminonin Juventusin me një fitore 2-1 pas kohës shtesë, në një ndeshje që do të dhuronte emocione të shumta. Koha e rregullt në fakt do të mbyllej sërish në barazim 1-1 si në ndeshjen e parë.

Dusan Vlahovic zhbllokoi rezultatin në minutën e 65-të me një goditje të bukur. Sevilla do të barazonte shumë shpejt. Në minutën e 72-të, ish-lojtari i Milanit Suso shënon një eurogol me një goditje potente nga distanca, që nuk arrin të ndalet nga portieri i bardhezinjve. Në shtesën e ndeshjes prej 30 minutash, do të realizonte një ish-lojtar në Seria A, Erik Lamela që do të ndëshkonte bardhezinjtë me një goditje me kokë.

Roma administroi më së miri fitoren 1-0 të ndeshjes së parë, duke barazuar pa gola 0-0 në Gjermani. Skuadra e Alonsos në fakt do të dominonte thuajse gjithë ndeshjen duke krijuar raste të shumta shënimi, por Mourinho e rreshtoi mjaft mirë skuadrën e tij duke mbrojtur rezultatin deri në fund. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.