E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Specialisti kundër Ramës: Palmat ndikuan në përmbytje!
Lajme

Specialisti kundër Ramës: Palmat ndikuan në përmbytje!

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Komitetit të Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile, u mundua maksimalisht të përjashtonte mbjelljen e palmave dhe ngushtimin e kanaleve kulluese, si një nga arsyet e përmbytjes së autostradës Tiranë – Durrës.

Por jo të gjithë janë në një mendje me të. Specialisti për basenet ujore, Enriko Ceko, u shpreh për TPZ.AL se përmbytjet në vendin tonë ndodhin për disa arsye, kryesisht për faktin se personat që merren me ujërat dhe kullimin janë “të korruptuar, të paaftë, të paedukuar, të patrajnuar dhe injorantë”. Ai u shpreh se palmat kanë ndikuar në përmbytjen e autostradës.

“Palmat kanë ndikuar në përmbytjen e autostradës. Investimi te “Benz”, me pronar të njohur Kastrati, atje s’është bërë asnjë investim për drenazhimin për largimin e ujërave. Aty është një gropë që mbledh ujë dhe nuk ka lidhje direkt me lumin e Tiranës”, u shpreh ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.