E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spiropali konfirmon punën për “Draftin për Shqipërinë e re”
Lajme

Spiropali konfirmon punën për “Draftin për Shqipërinë e re”

Rama: Mirëpres çdo propozim

Deputetja e Partisë Socialiste dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, konfirmoi se po vijohet puna për nismën e artikuluar prej saj, të cilën e ka cilësuar si një “draft për Shqipërinë e re”.

Në një prononcim për mediat para hyrjes në Kuvend, Spiropali theksoi se mbetet pjesë e Partisë Socialiste dhe se projekti është në zhvillim e sipër. “E kemi në proces, jemi duke punuar”, u shpreh ajo, duke zgjedhur të mos japë detaje mbi përmbajtjen apo mbi një bashkëpunim të mundshëm me ish-ministrin Ditmir Bushati.

Ditët e fundit, Spiropali ka shprehur mbështetje për protestën qytetare dhe nevojën për një marrëveshje të re që hap diskutimin mbi drejtimin e vendit.

Lidhur me këtë nismë, Kryeministri Edi Rama deklaroi se mirëpret çdo propozim që kontribuon në debatin publik, ndonëse shtoi se nuk pret që ky dokument të sjellë ndonjë element të veçantë apo të papritur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.