Spitali” Hygeia” në vështirësi financiare, shet 30% të aksioneve
30% e aksioneve të “G. Apostolopoulos Holding SA”, kompanisë ku bën pjesë edhe rrjeti i spitaleve “Hygeia” do të dalin në shitje. E gjithë vlera e kompanisë llogaritet në 137,5 milionë euro, ndërsa aksionet që do të dalin në shitje kapin vlerën fillestare të 41,2 milionë euro.
Pjesëtarë të bordit drejtues të spitalit “Hygeia” janë shprehur se gjendja e vështirë financiare ku ndodhet Greqia dhe masat shtrënguese në sistemin shëndetësor grek e kanë detyruar të kërkojë financime nga investitorë të tjerë.
Nga lëvizjet e para, duket se sektori bankar do të jetë ai që do të blejë kuotat e spitaleve “Hygeia”.
Në vendin tonë, megjithëse spitalet private kanë xhiro të larta, ato deklarojnë humbje të mëdha. Rekord mban “Hygeia”, e cila raporton plot 376 milionë lekë humbje dhe nëse vazhdon me këto ritme, shumë shpejt do ta ketë të pamundur vazhdimin e aktivitetit. Gjithashtu edhe “Spitali Amerikan” ka raportuar 48 milionë lekë të reja humbje për vitin 2016, ndërsa edhe “Salus” e “Spitali Europian” rezultojnë me 39 dhe 159 milionë lekë humbje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



