Sqarimi i Ramës për qytetarët: Në bashki, për Ali Ahmetin

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar qytetarët për paraqitjen e tij në Bashkinë e Tiranës gjatë ditës së sotme, ku u mbajt ceremonia e nderimit të Ali Ahmetit, kreu të BDI-së në Maqedoninë e Veriut.

Rama ishte shumë i qartë në mesazhin e tij për qytetarët. Që në nisje të fjalimit të tij, kryeministri theksoi se në bashki kishte shkuar vetëm për Ali Ahmetin.

Mesazhi që kreu i qeverisë dha ishte se nuk do të hynte kurrë në strofullën e hajdutëve nëse nuk do të kishte qenë për kreun e BDI-së.

Ai injoroi totalisht zdromsin Erion Veliaj që drejton Bashkinë e Tiranës dhe është kapur i zhytur kokë e këmbë në afera.

Siç duket, kryeministri e konsideron si “non-grata” Bashkinë e Tiranës dhe nuk i pëlqen aspak të shkelë në territorin e përlyer në korrupsion dhe vjedhje nga Erion Veliaj me drejtorët hajdutë.

Publikuar nga Publik Media