E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Stamboll/  Erdogan takohet me liderin e Hamasit,zbardhen temat e diskutimeve
Lajme

Stamboll/ Erdogan takohet me liderin e Hamasit,zbardhen temat e diskutimeve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka takuar sot liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh për bisedime në Stamboll.

Sipas mediave të huaja, gjatë takimit, dyshja diskutuan përpjekjet për të arritur një armëpushim dhe për të ofruar ndihma humanitare në Gaza, thotë transmetuesi shtetëror TRT.

Takimi u zhvillua në Pallatin Dolmabahçe. Erdogan ka kundërshtuar fuqishëm që prej fillimit ofensivën izraelite në Gaza, duke u shprehur se Tel Avivi po kryen krime të shumta kundër popullsisë civile atje.

Ky takim mes dy liderëve vjen në një moment tensionesh në Lindjen e Mesme, ku veç konfliktit në Gaza, rrezikon të shpërthejë një tjetër luftë, mes Iranit dhe Izraelit, pas sulmeve që këto vende kanë kryer ndaj njëri-tjetrit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.