Statistikat e eurostat: Në Shqipëri varfëria dhe pabarazia e madhe midis zonave rurale dhe qyteteve
Shqipëria përballë një sfide të madhe sociale: Varfëria dhe pabarazia e madhe midis zonave rurale dhe qytetet e mëdha. Sipas të dhënave të Eurostatit për vitin 2021, gati 60% e popullsisë që jeton në zonat rurale është në rrezik të varfërisë, shënuar si niveli më i lartë në Europë. Për krahasim, Rumania renditet e dyta me rreth 50% të popullsisë rurale në rrezik të varfërisë.
Situata është e keqe edhe në qytetet e mëdha, përfshirë kryeqytetin. Në Shqipëri, rreth 45% e popullsisë së qyteteve të mëdha është në rrezik të varfërisë, një nivel i pari në Europë. Maqedonia, Bullgaria dhe Rumania ndodhen pas Shqipërisë me 30% të popullsisë së qyteteve të mëdha në rrezik të varfërisë.
Ndryshe nga qytetet e mëdha, qytetet e më vogla shqiptare kanë një përqindje më të ulët të rrezikut për varfëri, rreth 29% e popullsisë. Megjithatë, ky tregues mbetet më i lartë se në shumicën e vendeve të tjera të Europës.
Reforma Territoriale e vitit të kaluar është një prej faktorëve që ka përkeqësuar menaxhimin e zonave rurale dhe ka sjellë sfida të reja. Mungesa e ofrimit të shërbimeve publike në zonat rurale, nga njësitë e reja vendore që u krijuan me reformën, ka ndikuar në pabarazinë dhe varfërinë e këtyre zonave.
Ndotja, mbipopullimi dhe planifikimi i mangët gërryejnë më tej cilësinë e jetës në zonat urbane. Mangësitë në menaxhimi i mbetjeve të ngurta dhe ujërave të zeza po kufizon aksesin e popullatës në shërbimet e duhura të menaxhimit të mbetjeve të ngurta, si dhe aksesin në ujë me cilësi të mirë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



