E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sterilizimi, korrupsioni 100 mln eurosh, Qyno: Ndryshe nga Ahmetaj, ndaj Beqajt nuk ka pasur vullnet që të hetohej
Lajme

Sterilizimi, korrupsioni 100 mln eurosh, Qyno: Ndryshe nga Ahmetaj, ndaj Beqajt nuk ka pasur vullnet që të hetohej

Për gazetarin Eltorn Qyno, ndryshe nga hetimi që iu bë ish-Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, që u hetua jo vetëm pasuria e tij e ligjshme dhe ajo e fshehur, jo vetëm për të por edhe ndaj bashkëjetueses dhe ish-gruas së tij, ndaj Ilir Beqajt nuk ka pasur vullnet nga Prokuroria për hetimin e korrupsionit me koncesionin e sterizilizimit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Qyno theksoi se Ilir Beqaj është promotori dhe njeriu kryesor i këtij koncesioni.

“Në fakt Ilir Beqaj është promotori kryesor i koncesionit të sterilizimit që prej vitit 2014 kur ka filluar të shpalosë tezën e dhënies me koncesion të shërbimit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Është njeriu që ka zhvilluar takime me Umbro Strazzinit dhe Ilir Rrapajn, njëkohësisht me dy italianë të tjerë që kanë bërë studimin e fizibilitetit të ndërhyrjeve kirurgjikale që bëheshin në Shqipëri.

Në darkat dhe takimet e tyre mesa duket ata e kishin paracaktuar dhe fituesin e koncesionit, ku në fakt doli se strumbullari ishte Ilir Rrapaj i cili edhe do ta merrte koncesionin.

Kjo e sterilizimit ose Ilir Rrapaj i ka gjetur këta, ose këta e kanë gjetur atë dhe më i besueshëm se Ilir Rrapaj dhe Klodian Rrjepaj nuk kishin ku të gjenin ata.

U krijuar trasheja ligjore dhe miqësore që këta individë ta merrnin koncesionin.

Ilir Beqaj në reagimin e tij që bëri në rrjetet sociale, e pranoi njohjen me ta, por tha se punën e ka bërë për hir të sterilizimit.

Në këtë çështje gjithmonë nuk ka pasur vullnet për ta çuar deri në fund, ndryshe nga Arben Ahmetaj që u hetua dhe iu gjetën pasuritë e tij, të fshehura ose jo, hetoi dy gratë e Ahmetajt dhe miqtë e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.